Pacienti arratiset nga Qendra Rehabilituese në Shtime

Një infermier i Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime e ka denoncuar në polici si të zhdukur një pacient të këtij institucioni.

Ai ka deklaruar në polici se pacienti është larguar nga kjo qendër dhe nuk është kthyer më.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë filluar hetimet, njofton Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar, Infermier i Qendrës Integruese, ka raportuar se pacienti i tyre mashkull kosovar, është larguar nga Qendra dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.