Pacolli publikon fotografi të UÇK-së: A ju kujtohen paradat e marshet e krenarisë?
Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, fotografi ku shfaqen ish-ushtarë të UÇK’së gjatë kohës së luftës.
Pamjet e tilla thotë se janë krenaria e Kosovës.
“A ju kujtohen PARADAT DHE MARSHET E KRENARISË?”, pyeti Pacolli .
Ndërkohë, sot në kryeqytet është mbajtur Parada e Krenarisë në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë.

