Pafytyrësia e Komunës së Gjilanit dhe e Drejtorisë së Shërbimeve Publike

Nijazi Musmurati

Udhëheqja komunale dhe ajo e Shërbimeve Publike u treguan, do të thosha, të pafytyrë, aspak nuk treguan dhimbje, respekt apo solidaritet me rastin e vdekjes të inxhinieres së dalluar Drita Bajrami – Kajtazi!

Përse them kështu!

Nuk e panë të arsyeshme të mbajnë së paku një mbledhje komemoracioni, një telegram ngushëllues, apo një fjalë rasti në varrimin e punëtores më të dalluar të komunës inxhinieres Drita Bajrami – Kajtazi.

Sikur të mos kishin pasur aspak dhimbje apo të mos kishte ekzistuar fare!

Këto fjalë po i shkruaj nga mllefi e kurrsesi për inat të komunës!

Anashkalimi i këtillë i ceremonisë mortore për inxhinieren Drita që punoi një kohë të gjatë në gjirin e saj lë të kuptohet se mos ndoshta nuk paska qenë një militante e tyre apo ju paskan gëzuar rastit mortor të Dritës!

Është më tepër se marrëzi, hipokrizi apo çmenduri nga komuna!

Një fjalë kalimthi e Kryetarit të Komunës në Facebook dhe asgjë tjetër!

Të gjithë njerëzit që e njohën Dritën, atë ditë ishin me lot në sy! Çdo kush pati dhimbje të madhe për Dritën! Edhe zogjtë e malit nuk cicëronin! Heshtje, mërzi, pikëllim dhe vetëm dhimbje, dhimbje, dhimbje!