Paga minimale vendoset sot, a do ta pranojnë sindikatat propozimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot projektligjin për pagën minimale.
Lajmin për këtë e bëri të ditur dje kryeministri Kurti, i cili tha se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.
Për pagën deri në 250 euro neto do të hiqet tatimi.
Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nga kjo rritje do të përfitojë secila familje në Kosovë.
“Ligji për pagën minimale, përveç se rrit pagën për të gjithë përfituesit nën nivelin 264 euro, ofron rritje për pagës neto, si për sektorin privat, ashtu edhe për atë publik. Secili që e ka pasur pagën mbi 250 euro deri më tani, do të përfitojë rreth 80 euro në vit, apo 6.80 euro në muaj, pas lirimit nga tatimi”, ka deklaruar Murati.

