Pagat dalin me rritje derisa Kushtetuesja të deklarohet rreth ligjit

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk del me vlerësimin mbi ligjin e pagave, atëherë pagat në Kosovë do të dalin me rritje në fund të dhjetorit.

Institucioni i Avokatit të Popullit e dërgoi këtë ligj në Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e vendit.

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Kushtetuesja pezullimin e Ligjit për Paga në sektorin publik.

Kërkesa është pranuar nga Kushtetuesja, mirëpo ende nuk dihet se kur ajo do ta thotë fjalën e saj për sa i përket këtij ligji.

Dhe përderisa Kushtetuesja nuk deklarohet për këtë çështje të ngritur nga Avokati i Popullit,  kjo nënkupton se pagat do të dalin me rritje.

Pezullimi i ligjit mund ta qojë në protesta e greva të mëdha në Kosovë.

Avokati i Popullit ka qenë në dijeni për miratimin e ligjit prej më tepër se gjashtë muaj, por çuditërisht  ai ka zgjedhur ta bëjë kërkesën për pezullim pikërisht në muajin kur fillon zbatimi i tij.