Pagesa e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale shtyhet deri më 30 qershor

ATK ka njoftuar se afati për pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale është zgjatur deri më 30 qershor të këtij viti.

Ky afat vlen për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

-Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale TM1/2020

-Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha, TM1/2020

-Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale, TM1/2020

-Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e vogla, TM1/2020.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve afati për deklarim, raportim dhe pagesë përfundon më datën 30 prill 2020 sipas vendimit paraprak të datës 19.03.2020, i nxjerr nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Administrata Tatimore e Kosovës inkurajon tatimpaguesit që nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afateve të caktuara./mediafokus.info