Pallaska thotë se nëse Vjosa futet në vallen e Vetëvendosjes e pret ky fat

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se Vjosa Osmani do të gabonte shumë nëse futet në vallen e Vetëvendosjes.

Pallaska në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vjosa Osmani e ka tepruar kur ja ka ndalur fjalën Driton Selmanajt.

Ai thotë se asnjë votues i Vjosa Osmanit nuk mendon se ajo duhet të imitojë sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Telegrafi.

“Zonja Osmani duhet ta dijë se çfarë ndodh me njerëzit që i afrohen Vetëvendosjes, dhe këndojnë këngën e Vetëvendosjes për një kohë, dhe fitojnë popullaritet të jashtëzakonshëm, dhe që më pas edhe fitojnë poste publike nga ai popullaritet, në momentin kur ata shkëputen nga Vetëvendosje i pason fati i Shpend Ahmetit”.

“…Persekutim ma brutal politik nuk ka pësuar asnjë politikan në Kosovë nga njerëzit që kanë lartësuar vet atë…Ai partneritet me Vetëvendosjen është toksik. Zonja Osmani mund ta ketë fatin e njëjtë si të Shpend Ahmetit nëse hyn në atë valle”.