Pamje: Qytetari pretendon se policët civilë shkelën rregullat në trafik

Një qytetar që është edhe regjisor, Dritëro Mehmetaj, ka publikuar një video-story të gjatë në rrjetin social Instagram.

Ai sot ishte ndalur nga disa policë civilë në qendër të Prishtinës, më saktësisht përballë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në videon e publikuar gjatë komunikimit me policët në fjalë, kërkon ta dijë arsyen e ndaljes, por të cilët nuk ia tregojnë asnjëherë, transmeton Nacionale.

Dritëro Mehmetaj në informacionet e publikuara në Instagram, tregon që vetura civile e Policisë kishte bërë shkelje në trafik. Regjisori kishte përdorur sirenën, e më pas ishte ndalur nga kjo veturë, pa e ditur se është e Policisë.

“Cila është arsyeja e ndaljes? Pse po i kapërcen dy traka pa dhënë shenjë duke e rreziku komunikacionin, e tash po shitesh mangup. Pse më ndale”, i drejtohet ai policit në fjalë.

“Përveç që je mangup, a ma jep arsyen e ndaljes. E keni marrë shtetin në dorë”, thotë Dritëro në këto video.

Madje, në një moment ai fotografohet edhe nga njëri prej policëve civilë, i cili tek më pas ia tregon dokumentin identifikues.

“U bëra nervoz se i kaluat dy traka ma rrezikuat jetën. Pse më keni ndalë”, iu drejtohet ai policëve, kurse më pas e thërret Inspektoratin Policor të Kosovës.

Megjithatë, IPK-ja duket se nuk i përgjigjet. “Këta po sillen me neve si rruga”, thotë ai gjatë komunikimit me IPK-në.

Më poshtë mund ta shikoni videon:

https://streamable.com/e/saohsz?loop=0