Pamje të frikshme: Era e fortë shkatërron stadiumin
Era e fortë ka shkatërruar një pjesë të stadiumit “ Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, ku në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet sesi pjesa e tendës së stadiumit është rrezuar plotësisht si pasojë e fuqisë së erës.
Situata e shkaktuar ka lënë të bllokuar një segment rruge në afërsi të stadiumit, si dhe shihet si një rrezik potencial për qytetarët për shkak të strukturës metalike të shkëputur së bashku me tendën.

