Pamje të rënda: Dy këmbësorë shtypen nga vetura në qendër të Prishtinës

Një veturë ka goditur dy këmbësorë në qendër të Prishtinës, konkretisht përballë stacionit të Policisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës për Reporteri.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Në fotografitë e publikuara shihet një person i shtrirë në rrugë, teksa afër gjenden edhe kalimtarë të rastit dhe zyrtarë policorë.