Pandemia ju plakë para kohe, ekspertët shpjegojnë arsyen
Pos pasojave tjera shëndetësore, pandemia po i bën njerëzit të duken më të vjetër se sa janë. Mund të shpëtoni nga virusi, por më plak do të dukeni gjithsesi pas sëmundjes. Kjo nuk ndodh tek të gjithë personat.
“Një arsye është për shkak të perceptimit, asaj që unë e quaj ‘fytyra e Zoom’,” tha për CNN Dr. Rajani Katta, autore e librit “Glow: The Dermatologist’s Guide to a Whole Foods Younger Skin Diet.”
Megjithatë, fatkeqësisht, lëkura mund të vuajë gjithashtu nga efektet e një viti pandemik shqetësues, tha Dr. Whitney Bowe, profesoreshë e dermatologjisë klinike në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Qendrën Mjekësore Mount Sinai.
“Një pacient që e njihja prej kohësh erdhi dhe më tha: ‘Kam humbur prindin dhe ndihem sikur jam plakur shumë vite në vetëm një vit.’ Kur i shoh pacientët, mund ta kuptoj se në të vërtetë ka një dëm fizik dhe nga një mekanizëm biologjik e kuptoj se si funksionon kjo. Unë e quaj plakja nga stresi.” – tha Bowe për CNN.
Një tjetër profesor i mjeksësisë klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe specialist i gjumit, Dr. Raj Dasgupta, u shpreh se “stresi ndikon në aftësinë tonë për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë, gjë që mund të sjellë dëm edhe në lëkurë”.
Ai tregoi se në një studim të vitit 2010 mbi efektet e gjumit te tiparet e fytyrës, zbuloi se “njerëzit që nuk flinin mirë i kishin qepallat e fryra dhe rrathë të errët nën sy si edhe dukeshin sikur kishin më shumë rrudha.”
Presioni kronik do të thotë që rriten nivelet e hormonit të stresit, duke penguar prodhimin e kolagjenit dhe acidit hialuronik në lëkurë, shpjegoi Bowe.
“Kolagjeni është skela e lëkurës që parandalon vijat e holla dhe rrudhat, dhe acidi hialuronik e mban lëkurën shëndetshme, kështu që humbja e këtyre mund të ndikojë vërtet në pamjen tuaj.”
Përveç kësaj, stresi mund të shkaktojë probleme në lidhje me funksionimin e duhur të barrierës së lëkurës, duke shkaktuar dehidratim, thatësi dhe formimin e rrudhave.

