Papa Françesku thotë se e ka parë djallin tri herë

Papa Françesku ka pretenduar se e ka parë djallin tri herë gjatë jetës së tij, si dhe “dyert e ferrit”, sipas fragmenteve të reja nga ditari i tij privat.

Në librin “Ditari Privat i Papa Françeskut”, të botuar të martën, një shënim i vitit 2021 tregon se Ati i Shenjtë ka pasur tri “pamje” të djallit: një herë nga një makinë, një herë tjetër “në korin e kishës” gjatë Meshës, dhe herën e tretë gjatë një takimi me zyrtarë të Vatikanit.

“Nuk mund ta harroj zërin e tij të ngjirur e të fuqishëm”, shkroi Françesku, duke kujtuar një nga pamjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në ditar, i cili përfshin periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2024, ai shpreh gjithashtu keqardhje për vizitën e tij në Kili në vitin 2018, kohë gjatë së cilës u kritikua për mbrojtjen e një peshkopi të akuzuar për fshehjen e abuzimeve seksuale të kryera nga një prift.

Françesku, i cili e drejtoi Kishën Katolike për 12 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 2025, më vonë kërkoi falje dhe i thirri peshkopët e atij vendi në Romë, ku të gjithë ofruan dorëheqjen e tyre.

“I shkatërruar për shkak të situatës në Kili”, shkroi Françesku në një shënim të vitit.