Papa: Shpenzoni më pak para për armë, më shumë për qëllime humanitare

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, bëri këtë të shtunë thirrje për uljen e shpenzimeve për armë, në mënyrë që të mbeten më shumë fonde për nevoja humanitare.

“Ne jemi përgjegjës për fshirjen e urrejtjes dhe dhunës nga zemrat njerëzore”, tha Papa Françesku.

Ai bëri thirrje për heqjen e armëve, uljen e shpenzimeve ushtarake, në mënyrë që të plotësohen nevojat humanitare dhe instrumentet e vdekjes të kthehen në instrumente jete.

Theksojmë që Kombet e Bashkuara kanë shpallur 19 gushtin si Ditën Botërore Humanitare./abcnews.al