Papërgjegjësisë politike në Kosovë duhet t`i jepet fund
Arbër Ismajli
Ata që e kuptojnë drejt seriozitetin e marrëdhënieve Kosovë – SHBA, të paktën mirësi dhe mirëkuptim intelektual që do të duhej ta kishin është ta kenë brengën e përgjegjësisë se këto marrëdhënie janë jetike për Republikën.
Edukimi i brezave dhe urtësisë shqiptare i ngritur mbi postulatin se “Miqtë duhet ruajtur dhe kultivuar”, janë shembull i shtrirjes së zërit intelektual dhe kombëtar se nuk bënë të dëmtojmë miqësinë me Amerikën, ngase plagët e lëndimit do kullojnë gjatë dhe shenja e kundërmimit do lë pasoja me gjasë të pariparueshme për Republikën!
Grenel, është zëri i Amerikës, zë që u drejtohet njerëzve përgjegjës të politikës në Kosovë se po bëjnë “gabime serioze” dhe kjo natyrshëm do të duhej të merrej kërcënim serioz, marrëdhëniet po lëndohen dhe vazhdojnë të lëndohen!
Ata që sot nuk shohin këto plasje e plasaritje do të dëgjojnë nesër si bubullima e shtrëngata që do të reflektojnë direkt në zhvillimin dhe konsolidimin social-ekonomik në Republikën e Kosovës.
Papërgjegjësisë politike në Kosovë duhet t`i vije fundi!
Ne duhet të bëjmë, dhe duhet ta bëjmë bashkë.

