Para se të mbytej në liqen, 45-vjeçari i dërgoi mesazh familjes
Ende nuk është nxjerrë nga liqeni trupi i 45-vjeçarit, i cili besohet se u mbyt dje në Liqenin e Farkës në Tiranë.
Për momentin polumbarët kanë ulur ritmet e kërkimeve për shkak edhe të kushteve të motit.
Ndërkohë detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen. Burime për mediat bëjnë me dije se 45-vjeçari para se të hynte në ujë i ka dërguar një mesazh familjarëve dhe në atë moment ka qenë i vetëm.
Nisur nga kjo dinamikë, policia dyshon se ai mund edhe të jetë vetëvrarë. Megjithatë kjo është ende e pakonfirmuar zyrtarisht.

