Paraburgim për 28-vjeçarin, dyshohet për vrasjen e gjyshes së tij

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (28) nga Shkupi.

Kjo për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje”, shkruan TS

Ai dyshohet se në periudhën prej 05.11. deri më 11.11.2021 ka kryer veprën penale të vrasjes ndaj gjyshes së tij V.B. (75) në banesën e saj në rrugën Nikolla Maleshevski.

Gjyqtari i procedurës paraprake për të akuzuarin ka caktuar masën e paraburgimit.