Krijimtaria e Sinan Sadikut prezantohet në ‘Vjeshtë letrare’

Sot më 13.11.2021 në ambientet e bibliotekës së qytetit në Dardanë, në kuadër të “Vjeshtës letrare të Gjilanit” u mbajt një tubim në të cilin për krijimtarinë letrare të Sinan Sadikut, me rastin e 60’vjetorit të lindjes, ku për veprimtarinë e tij folën Prof. Dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, dhe poetët e kritikët letrarë Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi dhe Sulejman Dërmaku.

Disa poezi të Sadikut i recitoi për mrekulli e reja Ljla Leci, ndërsa takimin e moderoi Mirjetë Sadiku.

Manifestimin e organizuan në bashkëpunim Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe klubi letrar “Nositi” nga Dardana.

Sponsor i këtij aktiviteti ishte ndërmarrja “Vëllezërit Borovci” SHPK.