Paralajmërimi i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Si kryeministri Boris Johnson ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thanë se bota duhet të përgatitej për të ofruar mbështetjen e saj afatgjatë, shkruan SkyNews.

Në një intervistë, shefi i NATO-s tha: “Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite.

Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës. Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, por edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.”