Parandalohet kontrabanda në Han të Elezit
Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit në orët e pasdites ka arritur një automjet i cili pas pyetjes nga ana e oficerve doganor ka deklaruar që nuk mbart asgjë, derisa e njejta është selektuar për kontroll.
Gjatë kontrollës në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit. Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri. Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.
Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org.
Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit, thuhet ne njoftimin e Doganes.

