Parandalohet një kontrabandë e mallrave në Jarinje

Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale – Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’, sot, më 29.07.2021, në Piken Kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.

Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona). Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.

I dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm.