Paraqitet në polici pas 4 muajve i dyshuari për kanosjen e një gazetari

Një i dyshuar për kanosjen e një gazetari, në muajin shtator të vitit 2020, është lajmëruar në polici dhe është dërguar në mbajtje.

Prishtinë (NN) 07.09.2020-16:25. Më datën 06.01.2021 është paraqitur në polici i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në muajin shtator të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.