Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Të hënën mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbretërojë të martën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
Të mërkurën do të jetë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por në fushat termike parashihen ndryshime. Minimalet do të lëvizin ndërmjet minus 6 deri minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Nga dita e enjte parashikohet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Dita e premte parashihet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës.
Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

