Parashikimi i motit për sot

Intervale më të gjata me diell në ditët e ardhshme, me ngrica orëve të mëngjesit. Në fundjavë ftohtë, kryesisht me vransira. Mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, parashikon “Prishtina Weather”.

Të enjten e të premten, periudhat më të zgjatura të qetësive, mbajnë ndotësit në përqëndrime të mëtë rritura pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Të shtunën priten kushte për qarkullim më të mirë ajror, që mbanë ndotësit më të shpërndarë, ndërsa indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme në pjesën më të madhe të stacioneve.

3.03 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica.

4.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransira dhe intervale me diell. Përreth viseve malore në jug të vendit, në mbrëmje mundësi për fjolla bore.