Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë riga ose ndonjë rrebesh të izoluar shiu që mund të shoqërohen me kokrra të imëta breshëri, ndërsa në viset e larta malore priten fjolla të herëpashershme bore. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe vende-vende me brymë sidomos në zonat kodrinore-malore ku nata kthjellohet plotësisht.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore sot pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Vende-vende në zonat kontinentale priten rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në disa male të larta priten fjolla bore. Në Mesdhe më nxehtë dhe kryesisht me diell.

Të premtën na pret mot i ftohtë dhe me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Ende do të ketë gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu dhe fjolla bore në zonat më të larta mbidetare.

Nga e shtuna pritet të kemi përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave./MeteoBallkan