‘Parasite’ shpallet filmi më i mirë në OSCARS 2020
‘Parasite’ ka fituar çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë, duke hyrë në histori si filmi i parë joanglishtfolës që fiton çmimin më prestigjioz të ndarë nga Akademia, transmeton Mediafokus.info.
Filmi i regjistorit Bong Joon-ho fitoi katër çmime Oscar gjatë kësaj mbrëmje, duke përfshirë çmimet për Regjisorin më të mirë, Skenarin origjinal dhe Filmin e huaj.
‘Parasite’ është gjithashtu filmi i parë nga një regjisor koreano-jugor që fiton çmimin për Filmin më të mirë, me një kast aktorësh kryesisht aziatik.
Në garën për çmimin kryesor të spektaklit, ‘Parasite’ triumfoi ndaj ‘Joker’, ‘Ford v Ferrari’, ‘The Irishman’, ‘Marriage Story’, ‘Little Women’, ‘1917’, ‘Once Upon a Time in Hollywod’ dhe ‘Jojo Rabbit’./MediaFokus/

