Parlamenti Evropian voton sot për liberalizimin e vizave për Kosovën
Parlamenti Evropian sot e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë lirshëm pa viza në zonën Schengen.
Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, i cili do të nënshkruhet me 19 prill.
Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh.
Një rrugë e cila ka nisur 12 vite më parë ende nuk ka përfunduar.
Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

