Vdes edhe një pacient në Spitalin e Gjilanit, ishte i infektuar me COVID-19
Ka vdekur edhe një pacient në Spitalin e Gjilanit, i cili ishte i infektuar me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Bëhet fjalë për një 81-vjeçar (Sh. A.), me vendbanim në Dobërqan të Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.
“E konfirmoj se Sh.A. e ka humbur sot betejën me COVID-19. Në emër të stafit dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.
Ndryshe, numri total i viktimave të COVID-19 në Kosovë deri sot është 641, ndërkohë që gjatë ditës IKSHP ka njoftuar për rritje të numrit të rasteve me infeksion – 79./Mediafokus.info/