Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pas rastit.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani ka mësuar se aktakuza e ngritur më 22 tetor, tashmë është dorëzuar në gjykatën respketive.
Dosja e Prokurorisë e ngarkon Jasharin me dy vepra, atë të vrasjes dhe të mbajtjes së armës pa leje.
Diana u vra më 18 maj të vitit 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare.
Ajo kishte kërkuar udhër mbrojtës emergjent ndaj Jasharit, me të cilin kishte bashkëjetuar për shumë vite, por shteti dështoi ta mbrojë.

