Pas 40 ditësh betejë, binjakët e mundin koronavirusin
Pas 40 ditësh terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj fatmirësisht kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
“Jeta triumfon” është shprehur ministrja, teksa ka publikuar foton e binjakëve nga materniteti “Mbretëresha Gerladinë”.
Statusi i saj:
#Jeta triumfon në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj e kanë fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali”, shkruan Manastirliu.
Lajme të tilla janë shpresëdhënëse për të mos u dorëzuar përballë virusit as atëherë kur gjërat duken të pamundura.

