Pas deklaratës së Veliut, flet Lutfi Haziri: Nuk i fiton zgjedhjet individi, por ekipi
Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, e ka sponsorizuar kandidaturën e kolegut të tij, nënkryetarit tjetër të partisë, Lutfi Haziri, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që pritet te mbahen në shkurt, raporton Mediafokus.info.
Për Gazetën Blic, Veliu kishte thënë se Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala i plotësojnë kushtet për të qenë kandidat për kryeministër.
Pas kësaj deklarate ka folur për Mediafokus.info nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.
Ai ka thënë se zgjedhjet nuk i fiton individi, por ekipi.
“Nuk i fiton zgjedhjet individi, por ekipi. Ekipi LDK është dhe duhet të bëhet fitues i madh. I pari në mesin e të barabartëve duhet të jetë ai që garanton unitetin dhe suksesin e partisë”, ka thënë Haziri për Mediafokus.info.

