Veteranët e UÇK-së, kundër iniciativës së Thaçit për Gjykatën Speciale
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk po pajtohen me kërkesën e Thaçit për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.
Madje nga Organizata e Veteranëve të Luftës, po e kundërshtojnë ashpër këtë iniciativë të të parit të vendit.
Hysni Gucati thotë se së shpejti do të takohen me Thaçin dhe me krerët e tjerë institucional.
Madje ata ende kanë shpresa se Gjykata Speciale do të shfuqizohet në Uashington.
Ndërkohë avokati Artan Qerkini e sheh si të nevojshëm këtë propozim të presidentit.
Sipas tij, në Kushtetutë nuk është e shprehur qartë se si përfundon mandati i Speciales.
Megjithatë Qerkini thotë se në një paragraf të amendamenteve kushtetuese të cilat janë në fuqi, është paraparë një gjë e tillë.
Votimi për Gjykatën Speciale kaloi në Kuvendin e Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota pro.