Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme

Protesta është përshkallëzuar edhe te Ministria e Brendshme.

Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë, raporton TCH.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë për të shpërndarë protestuesit dhe flakët që përfshinë derën e Ministrisë së Brendshme u shuan menjëherë, duke parandaluar shpërndarjen e zjarrit në gjithë objektit.

Para kësaj, ishte djegur edhe Komisariati numër 3 në Tiranë.

Rreth dhjetë policë janë lënduar te Komisariati numër 3, disa prej tyre janë parë të shtrirë në tokë.

Ata janë marrë nga dy ambulanca që mbërritën menjëherë në vendngjarje.