Pas kontaktit me personin pozitiv me Covid – 10 ditë karantinim
Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë miratuar disa masa në lidhje me karantinimin, në rastet kur një person rezulton pozitiv me virus.
Pas kontaktit me personin që ka rezultuar pozitiv zbatohet masa 10 ditë karantinim.
Përjashtim bëjnë personat që plotësojnë njërin nga kushtet si në vijim:
Personat 18 vjeç e sipër, nuk detyrohen të karantinohen nëse janë të vaksinuar me tri doza.
Personat 12-17 vjeç, nuk detyrohen të karantinohen nëse janë të vaksinuar me dy doza.
Personat që janë testuar pozitiv më shumë se 90 ditë përpara (çfarëdo moshe), nuk detyrohen të karantinohen nëse janë të vaksinuar me dy doza.
Personat që janë testuar pozitiv brenda 90 ditëve të fundit (çfarëdo moshe), nuk detyrohen të karantinohen, edhe nëse s’janë të vaksinuar.
Pas testimit pozitiv – 10 ditë vetizolim.
Vetizolimi mund të shkurtohet në 7 ditë nëse rezulton negativ dy herë me test PCR apo test të shpejtë.
Testet duhet të kryhen ditën e 6-të dhe ditën e 7-të, me dallim prej 24 orësh ndërmjet testeve.
Kostoja e testeve mbulohet nga vetë personi.
Për punëtorët shëndetësorë vetizolimi mund të shkurtohet në 5 ditë, nëse personi rezulton negativ një herë me test PCR apo test të shpejtë.

