Pas pak minutash, paraqitja e parë e Kadri Veselit në Hagë
Brenda pak minutave, saktësisht në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Kadri Veselit para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, transmeton Mediafokus.info.
Seanca ku do të paraqitet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë publike dhe e njëjta mund të ndiqet duke klikuar KËTU
“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

