Teatri i Gjilanit anulon shfaqjet për këtë javë

Teatri i Gjilanit ka njoftuar se ka anuluar shfaqjet e parapara për këtë javë, për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Në njoftimin e publikuar në faqen e teatrit në Facebook, thuhet se pjesa tjetër e programit për muajin nëntor do të zhvillohet sipas orarit të paraparë, nëse nuk do të ketë zhvillime të reja lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Njoftimi i plotë:

Fort i dashun publik i Teatrit të Gjilanit,

Me keqardhje ju njoftojmë se për shkak të rrethanave të krijuara dhe masave parandaluese në luftën kundër Covid -19, anulohen reprizat e shfaqjeve “7 Shkallët” e datës 11 nëntor dhe poashtu edhe shfaqja mysafire e Teatrit “Adriana” – Ferizaj, e planifikuar të mbahet me datën 13 nëntor.

Pjesa tjetër e programit për muajin nëntor zhvillohet sipas orarit të shfaqur më herët, sigurisht nëse nuk do të ketë zhvillime të reja që lidhen me masat kundër Covid – 19.

Ju faleminderit për mirëkuptim!