Pas përplasjes së Arben Gashit dhe Ilir Kërçelit, deklarohet Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për përplajen mes Arben Gashit dhe shefit të Kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.

Haziri ka deklaruar se Arben Gashin e njeh si njeri shumë të kujdesshëm.

“Ben Gashi është i kujdeshëm për aq sa e njoh unë. Pjesëmarrja e stafit mbështetës të politikanëve në cështje të ndryshme, po e nxehin debatin. Kjo nuk i kontribuon shtensionimit. Në një institucion çfarë është Kryesia e Kuvendit nuk duhet të marrin pjesë të emëruarit politikë. Nuk do të duhej të lejohej kjo”, tha Haziri për Prime Time në Kanal 10.

I pyetur për gjuhën e deputetit të VV-së, Gjyshinca, se “Gashi duhet të trajtohet te psikiatri”, Haziri e ka quajtur pjesëmarrje në ‘garën e pështymës’, pa qenë prezent brenda sallës./mediafokus.info/