Lutfi Haziri reagon për shpenzimet enorme të deputetëve në derivate

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas shpenzimeve enorme të deputetëve në derivate, raporton Mediafokus.info.

Në një paraqitje në Kanal 10, Haziri ka theksuar se shpenzimet duhet të jenë minimale.

“Shpenzimet duhet të jenë minimale në mënyrë që me qenë sa më racional. Deputetët e Kosovës besoj që paguhen më së shumti në rajon. Duhet jë jetë një cmimore e re për koston e udhëtimit”, ka thënë Haziri.

“Nëse rroga i mbulon shpenzimet operative të një të zgjedhuri, atëherë duhet të standardizohet kjo. Mendoj që një pjesë e këtyre të hollave duhet të shkojnë në krijimin e hapësirave të punës për deputetët e më pas për shpenzimet e udhëtimit”, tha ai. /mediafokus.info/