Pas raportimit të MediaFokus, Komuna dërgon inspektorët në Malishevë
Pas raportimit të portalit Mediafokus.info për ndotjen enorme të lumit në Malishevë, Komuna e Gjilanit i ka dërguar inspektorët në terren.
Nënkryetari Arbër Ismajli, në një prononcim për Mediafokus.info, ka thënë se po i analizojnë bashkërisht për të gjetur fajtorët, për të cilët tha se do të ndëshkohen keq.
“Inspektorët i kemi dërguar në terren, menjëherë pasi jemi njoftuar nga kryetari i Këshillit të fshatit që lumi është ndotur. Kemi inspektuar disa vende ku kemi pasur dyshime për prejardhjen e ndotjes enorme. Jemi duke i analizuar bashkërisht nga kush është bërë kjo e keqe për lumin dhe natyrën. Fajtorët do të ndëshkohen ashpër”, ka thënë Ismajli.
Ai ka bërë thirrje që të ruhet ambienti dhe lumenjtë sepse janë oksigjen për ne.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit të fshatit në Malishevë, Latif Maliqi, e ka falënderuar portalin Mediafokus.info për raportimin dhe Komunën e Gjilanit për intervenimin e shpejtë, përkatësisht nënkryetarin Arbër Ismajli dhe drejtorin e Inspekcionit, Nevzad Rushiti./MediaFokus/


 
 
 
						 
						