Pas shpalljes së rezultatit, 15 ankesa dorëzohen në PZAP
15 ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga kandidatët e subjekteve politike pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i PZAP, Mul Desku, ka thënë për Klankosova.tv se ankesat janë për mospërputhjen e rezultatit, njofton Klan Kosova.
“Nga koha e shpalljes se rezultateve përfundimtare te Zgjedhjeve nga KQZ-ja e deri me tani PZAP-i ka pranuar 15 apele te cilat i kane paraqitur kandidatë të subjekteve politike. Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak të mospërputhjes së rezultateve. Afati për paraqitjen e apeleve kundër këtyre rezultateve është 24 orë nga momenti i shpalljes së tyre”.
PZAP duhet të marrë vendime lidhur me këto apele brenda 72 orëve.
Pas PZAP, subjektet politike mund të dorëzojnë ankesa edhe në Gjykatë Supreme

