Pas suspendimit të Bekim Bejtës, rikthehet studentja që braktisi Fakultetin për shkak të tij

Më datë 30 mars mediat kane publikuar ankesat e studentëve të degës “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar Këshillit të Etikës, kundrejt profesor Bekim Bejta.

Në një intervistë për Insajderin, ish-studentja, Zana Mala kishte rrëfyer eksperiencat e saj me Bejtën.

Mes tjerash Mala kishte thënë se Bejta ishte shkaktari që ajo kishte braktistur studimet.

Më datë 12 mars, Senati i Universitetit ka suspenduar Bekim Bejtën për 6 muaj.

Pas këtij vendimi, Mala tha se ka vendosur t’i rikthehet studimeve.