Pas takimit me Jasharajn, Kurti do të mbajë konferencë për media në ora 11:00
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrat Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci sot mbajnë konferencë për media në orën 11:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Kurti sot ka pritur në takim këshillin grevist të BSPK-së në krye me Rrahman Jasharajn për të biseduar rreth grevës që ka hyrë në javën e tretë.

