Pasnesër fillon muaji i Ramazanit
Nesër mbrëma, përkatësisht më 2 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili mbaron më 30 prill.
Darka e parë e iftarit është ditën e shtunë, në ora 19:10.
Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë 30 ditë rresht.
Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit.
Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.
Vitin e kaluar, pandemia i privoi praktikuesit nga disa rituale nëpër xhami.
Sivjet, gjendja është shumë më e mirë dhe nuk pritet të ketë kufizime.


