Aeroplani i cilës linjë e bëri zemrën mbi qiellin e Kosovës?

Mbi qiellin e Kosovës sot është parë një zemër.

Kjo ka qenë diçka e jashtëzakonshme në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës!

Postimi është shpërndarë nga: Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA

Sot, me kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë, bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19.

ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.

Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm./mediafokus