Pensionohet edukatorja Sanije Elezi, ishte ndër tri vendimmarrëset e para gra pas luftës në Gjilan

Pas vitesh të tëra kontribut në edukimin dhe arsimimin e të rinjve, një rrugëtim ky i mbushur me sfisa e suksese, Sanije Elezi e ka përmbyllur karrierën aktive në shërbim të komunitetit.

Për dekada me radhë, Sanije Elezi punoi me përkushtimin në edukimin e brezave, duke dhuruar dije e dashuri për librin e për fëmijët.

Sanije Elezi ka qenë ndër tri këshiltarët e para gra pas luftës në asamblenë komunale të Gjilanit, ku është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër, duke qenë një zë i qartë dhe i arsyeshëm i përfaqësimit qytetar.

Po ashtu ajo ka udhëhequr me sukses, për disa vite, edhe Qerdhen e fëmijëve ‘Integj” në Gjilan, ku me qasjen pozitive dhe elegancën në komunikim, ka lënë mbresa të pashlyera te fëmijët dhe kolegët./Mediafokus