Pasojat e Covid-19 në krahasim me viruset tjera vdekjeprurëse
Pandemia Covid-19 ka kapërcyer pragun e tre milionë vdekjeve, që është shumë më tepër sesa shumica e epidemive virale të shekujve XX dhe XXI, me përjashtime të dukshme të “gripit spanjoll” të tmerrshëm dhe AIDS.
Duke përjashtuar epidemitë, për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë këto tre milionë vdekje, është sa tri herë numri i vdekjeve të luftës Iran-Irak, 2,000 herë numri i fundosjes së Titanikut ose ekuivalenti i popullsisë armene.
Gripi i madh i viteve 1918-1919, i njohur si “Spanjoll”, ka marrë jetën e 50 milionë njerëzve, sipas disa vlerësimeve.
SIDA, për të cilën ende nuk ka vaksinë efektive 50 vjet pas fillimit të saj, ka marrë gati 33 milionë jetë të njerëzve, 11 herë më shumë se Covid-19, e cila është shumë më e re, megjithatë. /Mirishahe Limani Hiler/