Pastrimi i organizmit është një nga proceset më të rëndësishme për shëndetin tuaj
Dr. Anila Kalleshi, dietologe klinike
Dieta Detox është plani dietik për largimin e lëndëve helmuese nga organizmi e përgatitur individualisht në mënyrë profesionale e bazuar në ushqime të shëndetshme dhe aktivitet fizik duke ndikuar kështu në përshpejtimin e metabolizmit , largimin e peshës së tepërt dhe frenimin e proçesit te plakjes.
Kur individi fillon të ndihet i lodhur, si i pêrgjumur dhe ka dhimbje më të shpeshta te kokes, dhimbje të kyçeve, mpirje ose spazma, mungesë energjie, dhe simptome tjera të toksikimit rekomandohet të mbahet programi më së miri 1-2 javor në çdo 3 muaj.
Nëqoftëse për ndonjë arsye ju nuk mund ta mbani programin Detox, rekomandohen programet më të shkurta, 1 ose 2 ditore, por atëherë ky program duhet të bëhet më shpesh, së paku 4 herë në muaj.
Organizmi tepricën e mbeturinave e depoziton në dhjam.
Por kur të fillohet me proçes të detoksikimit, për shkak të zvogëlimit të marrjes së ushqimit dhe ndryshimit të planit ushqimor , dhjami fillon të shkrihet dhe lëndët helmuese futen përsëri në organizëm.
Trupi përsëri është shumë i ngopur me lēndë dhe mbeturina që krijojnë deri tek të ashtuquajturat kriza të detoksikimit.
Këto kriza nuk zgjasin shumë dhe mund të përcillen me disa simptoma si: shtresa e bardhë ose e verdhë në gjuhë, erë e keqe e gojës dhe erë e rëndë e djersës dhe urinës e nganjëherë kokëdhembja e fortë, dhe ndjenjë e rraskapitjes dhe simptomat perfundojnë me pastrimin e organizmit në tërësi.
Të gjithë individët e rritur mund ti qasen programit të detoksikimit – largimit të lendeve helmuese, e sidomos i rekomandohet atyre që konsumojne shumë ushqim të përpunuar, pak lëvizin, janë duhanpirës dhe pijnë alkool dhe atyre qe konsumojnë medikamente farmaceutike për një kohë të shkurtë, duke përfshirë dhe rastet kronike.
Procesi i nxjerrjes së lëndëve toksike jashte nga trupi është shumë I dobishëm në format e ndryshme të alergjive, tek sëmundjet akute dhe kronike, dhimbje te kokes, stresi, depresioni, fertiliteti, sëmundjet autoimune dhe shumë patologji tjera./mediafokus.info

