PD publikon videon e re: Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës

Partia Demokratike akuzon Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se janë bërë bashkë kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe vetë PD. Sipas PD, ata janë e shkuara dhe ndaj duan ta mbajnë peng Shqipërinë.

Teksa publikon një video me deklaratat e Escobar, Metës, Ramës dhe Berishës për ‘legjitimitetin’, PD thekson më tej se “Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve iu intereson qëndrimi në vendnumëro”, teksa Basha është partner i SHBA-ve.

Ja video: