PDK ia mbyll dyert Fatmir Limajt – refuzohet rikthimi i tij në parti

Kryesia e PDK-së ka vendosur që të mos e rikthej Fatmir Limajn në partinë e tij të dikurshme.

” Pjesa dërrmuese ishte që të mos përfshihet Limaj në listë të PDK-së. Në të ardhmen mund të jenë pjesë”, deklaroi Bedri Hamza pas mbledhjes.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.