PDK kritikon qeverinë, insiston në tërheqjen e Trustit
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës. Sipas partisë më të madhe opozitare, ekzekutivi s’ka vizion dhe ide si t’iu dal në ndihmë qytetarëve.
Vendimin e fundit të qeverisë për shtesat prej 100 euro i quajnë “vitra”, andaj insistojnë në propozimin e tyre që qeveria t’iu mundësojë qytetarëve tërheqjen e një shume të caktuar nga Trustit.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se do të insistojnë edhe përmes Kuvendit të miratohet Projektligji që mundëson tërheqjen e TRUST-it.
“Unë e shoh më shumë si ‘vitra’ të kryeministrit Kurti, shkon në harmonizim me mungesën e vizionit. Ne kemi propozuar, kur po shohim se qeveria s’ka ide si me dal nga kjo situatë, atëherë kemi propozuar që qytetarët tanë t’iu mundësohet tërheqja e mjeteve të Trustit në një shumë të caktuar. Mendoj se për këtë situatë, të dalim nga kriza, ka qenë ide e mirë dhe duhet të përkrahet edhe nga mazhoranca”, deklaron Beqa./kp/

