PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mbrojtje të Kushtetutës
Në një njoftim për media, PDK-ja ka rikthesuar se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e tyre.
“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, është shprehur kryetari Hamza.
Sipas njoftimit, PDK-ja ka theksuar se do të jetë në ballë të përpjekjeve politike dhe qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të ndalur përmbysjen e rendit kushtetues. /Klankosova.tv

